“Shkronja dh e ll”, abetare

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Gjuhë shqipe/Abetare
Shkalla: I
Klasa: I
Mësuesja: Dallandyshe Dyrmishi
Shkolla 9-vjeçare Velabisht, Berat
Tema:
1. Punim ushtrimesh faqja 72-73  Abetare
2. Shkronja dh e  ll 
Situata e të nxënit:
Luaj me shkronjat/
Ëmbëlsirat
Koha: 90’
Rezultatet e të nxënit: 
  • Reciton vjershën me intonacionin e duhur.
  • U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e saj.
  • Formon e shkruan fjali me fjalët e dhëna.
  • Ruan hapësirat midis fjalëve.
  • Gjen fjalë që kanë në pozicione të ndryshme dh e ll.
  • Përdor kur duhet shkronjën dh e ll në fjalët e dhëna.
Fjalë kyçe: akullore, ëmbëltore, shurup, kaush, tingull bashkëtingëllor

Strategji dhe teknika:
  • Stuhi mendimi
  • Pyetja sjell pyetjen
  • Punë individuale
  • Veprimtari në çift
  • Analizë/sintezë
Burimet e informacionit dhe mjete:
Teksti i Abetares, shkronja ilustruese, mjete vizatimi, libra për fëmijë, fisha ,video projektor.
Lidhja me fushat e tjera:
Matematikë
Art
Edukim shëndetësor
Hapi i parë:  
  • Shkruaj në tabelë shkronjat dh e ll .
  • Ndaj nxënësit në dy grupe për të gjetur fjalë që kanë dh e ll në pozicione të ndryshme.(në fillim ,në mes apo në fund)
  • Fjalët e gjetura i shkruajnë në tabelë duke treguar kujdes në lidhjen e tyre me shkronjat e tjera  si dhe duke veçuar fjalët që mund të shkruhen gabim.(në vend të dh  të shkruajnë ll e anasjelltas) 
(dhoma, dhjeta, dhjetor, Dhurata,
dhurata, dhemb, dhëmb)
(molla, llokume, akullore, pëllëmba, llamba)
Paraqes etiketa me fjalë që u mungojnë rrokje. Nxis nxënësit të plotësojnë me rrokjen e duhur duke formuar fjalë me kuptim. Lexojnë fjalët e formuara.
kuku_ _  , mo_ _ , __ __mba,
__ __mbi, pë__ __mbi,
petu__ __, __ __ma
Qarkojnë rrokjet  që kanë shkronjat dh e ll. 

Hapi i dytë: Në tabelë shkruaj fjalinë: Ëmbëlsira ime e preferuar është……
Orientoj nxënësit të shkruajnë fjalinë të plotë në një fletë dhe e ngjitin në tabelë.
Lexojnë dhe grupohen sipas zgjedhjes që kanë bërë.
  • Cila ëmbëlsirë pëlqehet më shumë në klasën tonë? 
  • Sa nxënës e pëlqejnë? 
  • Po më pak?
  • Ç’kujdes duhet të tregojmë me ëmbëlsirat? 
  • Pse?
  • Vendos në sfond; Kush e hëngri akulloren?

Pyes rreth përmbajtjes së vjershës:
  • Ku zhvillohet ngjarja?
  • Çfarë kishte në park?
  • Si ishin akulloret?
  • Pse arushi bleu dy akullore?
  • Çfarë i ndodhi atij?

Recitim i vjershës nga disa  nxënës
Hapi i tretë:  
Nxënësit punojnë ushtrimet në tekst duke bashkëpunuar në dyshe.
Ndihmoj  nxënësit  që kanë vështirësi: 

Pëllumbi                bleu                    pikë-pikë
Akullorja.              kullon                 akullore. 
Dielli                      është                   në  qiell.
Drini                      solli                      letrën. 
     
Pëllumbi solli letrën. 
Akullorja kullon pikë–pikë. 
Dielli është në qiell.
Drini bleu akullore.
Lexojnë fjalitë e formuara.
Paraqes fjalinë: LLAMBATIBLEUBABI.
Ndajnë fjalët dhe shkruajnë me shkrim shtypi dhe dore fjalinë. 

Hapi i katërt:
Veprimtari shkrimi dhe leximi:
Diktim me rrokje, fjalë dhe fjali .
dha, dhe, lla, llu, llo, dhë
molla, dhoma, llamba, llokume, dhurata
Dhurata udhëton me tren.
Akulloja më pëlen shumë.
Sa akullore bleu arushi?
Lexim i rrokjeve, fjalëve dhe fjalive të shkruara.

Hapi i pestë:
Shpërndaj tekste të panjohura duke kërkuar të qarkojnë të gjitha shkronjat dh e ll. Numërojnë numrin e shkronjave të gjetura.
Vizatim i akullores së preferuar.
Brenda saj shkruajnë fjalë apo fjali  sipas dëshirës.

Vlerësoj nxënësin për:
  • Reciton vjershën me intonacionin e duhur.
  • U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e saj.
  • Formon e shkruan fjali me fjalët e dhëna.
  • Ruan hapësirat midis fjalëve
  • Gjen fjalë që kanë dh apo ll në pozicione të ndryshme.
Detyrë shtëpie:
Shkruaj pjesën që të pëlqen.
Ilustro me vizatim.
Shkruaj fjalë që kanë  dh  apo ll  dhe me pesë prej tyre formo fjali.

Comments

Popular posts from this blog

Mesimi i abetares