Mesimi i abetares

Fusha: Gjuhë dhe komunikim
Lënda: Abetare
Shkalla: E parë
Klasa: I-D
Tema mësimore: Prezantim dhe punim i tingullit dhe shkronjës C c.  Abetare f.80.
Situata e të nxënit: Vëzhgojnë në video projektor filmin për trumcakun (3 min).
Rezultatet e të nxënit të kompetencave gjuhësore dhe sipas temës mësimore.
  • Përdor fjalorin e duhur për të komentuar figurën e dhënë.
  • Ndjek udhëzimet e dhëna në lidhje me temën.
  • Bashkëpunon  pavarësisht prejardhjes dhe nevojave të veçanta, për të realizuar punën e përbashkët.
  • Kontrollon mjetet, materialet dhe kohën që ka për  kryerjen e detyrës.
  • Flet për situatën e dhënë në filmin me trumcakun.
  • Njeh tingullin dhe shkronjën C,c.
  • Dallon shkronjën C, c në struktura fjalësh, me ndihmën e figurave.
  • Qarkon shkronjën C, c në pozicione të ndryshme të fjalës (nistore, në trup dhe fundore).
  • Shkruan shkronjën e madhe dhe të vogël të shtypit C, c sipas modelit.
  • Ndan  në rrokje fjalët e fjalorit dhe formon fjali me to.
  • Lexon globalisht fjalët.

Comments

Popular posts from this blog

“Shkronja dh e ll”, abetare