“Shkronja dh e ll”, abetare
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë shqipe/Abetare Shkalla: I Klasa: I Mësuesja: Dallandyshe Dyrmishi Shkolla 9-vjeçare Velabisht, Berat Tema: 1. Punim ushtrimesh faqja 72-73 Abetare 2. Shkronja dh e ll Situata e të nxënit: Luaj me shkronjat/ Ëmbëlsirat Koha: 90’ Rezultatet e të nxënit: Reciton vjershën me intonacionin e duhur. U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e saj. Formon e shkruan fjali me fjalët e dhëna. Ruan hapësirat midis fjalëve. Gjen fjalë që kanë në pozicione të ndryshme dh e ll. Përdor kur duhet shkronjën dh e ll në fjalët e dhëna. Fjalë kyçe: akullore, ëmbëltore, shurup, kaush, tingull bashkëtingëllor Strategji dhe teknika: Stuhi mendimi Pyetja sjell pyetjen Punë individuale Veprimtari në çift Analizë/sintezë Burimet e informacionit dhe mjete: Teksti i Abetares, shkronja ilustruese, mjete vizatimi, libra për fëmijë, fisha ,video projektor....